VIDEO/ Habit mjeku Bejtaj: Sharlatanët thonë se po u vaksinove mbetesh sterile, e sikur kjo të ndodhte s’do ishte fatkeqësia më e madhe

Mjeku i njohur Engjëll Bejtaj ka habitur me deklaratën në një intervistë për “Repolitix”.

Ai po fliste për vaksinimin, ku po bënte thirrje që të vaksinohen gratë shtatzënë, teksa tha se nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen mbeten sterile.

“Ekzistojnë sharlatanë që thojnë po u vaksinove mbetesh sterile. Edhe sikur kjo të ndodhte nuk do ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote” tha mjeku.

“Një grua shtaztënë do ishte mirë që edhe po ta kalonte Covid ta kalonte në një mënyrë të lehtë dhe kjo arrihet vetëm me vaksinim. Vaksinim para shtatzënisë dhe duhet theksuar kjo dhe duhet propaganduar sepse sot ekzistojnë sharlatamë që thojnë po u vaksinove mbetesh sterile. Edhe sikur kjo të ndodhte nuk do ishte fatkeqësia më e madhe e ksaj bote, por ajo nuk ndodh. Është e vërtetuar që nuk ndodh , nuk ka ndikim në të” tha mjeku ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT