“Veliu u dorëhoq! “, Ministri Çuçi zbulon një nga kandidatët e mundshëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se Ardi Veliu u dorëhoq me vullnet të lirë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe asnjë presion nuk është ushtruar për largimin e tij.
“Ne jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye”, tha Çuçi i ftuar në emisionin Opinion.
Sipas ministrit të Brendshëm, ai vetë e ka mësuar pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku deklaroi se Ardi Veliu “do të shkarkohet kur t’i fiket kandili”.
“Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtet është që me Kryeministrin që ne kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një këkesë të shtuar ndaj policisë”, u shpreh ai.
Çuçi vlerësoi si pozitiv reagimin e policisë pas vendosjes së afatit 100-ditor për përmirësimin e situatës së rendit dhe sigurisë, ndërsa konfirmoi një prej kandidaturave si pasues të Ardi Veliut.
“Gledis Nano është një nga kandidaturat, por ne nesër mbledhim qeverinë”, tha ai.