Me bukën me vete/ Nis protesta para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve (FOTO)

Siç ishte paralajmëruar në orën 17:00 ka nisur protesta ndaj rritjes së çmimeve.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish është mbledhur përpara godinës së kryeministrisë.

Disa qytetarët shihen me pankarta në duar, ndërkohë ka dhe ata që në mënyrë simbolike kanë marrë disa panine për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të bukës.

Qytetarët u mblodhën pas një vendimi në rrjetet sociale për t’u ngritur pasi kryeministri Rama paralajmëroi krizën e re të energjisë.

Protesta nuk është politike por e organizuar nga shoqëria civile.

Me bukën me vete/ Nis protesta para kryeministrisë kundër rritjes

Me bukën me vete/ Nis protesta para kryeministrisë kundër rritjes

Me bukën me vete/ Nis protesta para kryeministrisë kundër rritjes

Back to top button
LAJMET E FUNDIT