Militanti i PD pjesë e protestës për rritjen e çmimeve/ Qytetarët i heqin megafonin (FOTO)

Në rrjetet sociale u caktua ora dhe vendi ku të mblidheshin të gjithë qytetarët për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve.

Dhe në orën 17:00 shumë qytetarë u shfaqën para godinës së kryeministrisë për të protestuar. Një kusht i shoqërisë civile ishte që të mos merrnin pjesë partitë, për të mos e kthyer kështu në protestë politike.

Teksa kërkoi të merrte fjalën një djalë, ai u njoh direkt nga të qytetarët që është militant i Partisë Demokratike, megjithatë dy fjalë arriti t’i thoshte.

“Unë me të vërtetë mund të jem pjesë e PD, por këtu protestoj si qytetar i lirë. Dhe nuk ka gjë që të keqe që dikush nga opozita të vijë të protestojë se kjo është detyrë e opozitës,” tha djali, por ndërkohë iu hoq megafoni nga dora nga qytetarët dhe ai u largua.

Militanti i PD pjesë e protestës për rritjen e çmimeve/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT