Talenti shqiptar: Ja pse zgjodha të luaj për Greqinë dhe jo me Shqiperinë

Enea Mihaj, lojtari i ekipit U-21 të Shqipërisë, pas lajmit se ka zgjedhur të ndryshojë kombëtare për të kaluar në radhët e ekipit përfaqësues të Greqisë, e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë. Aludimet se u largua pas problemeve me trajnerin Alban Bushi, Mihaj i konsideroi të pavërteta. Ai luan aktualisht për Panetolikos dhe ishte grumbulluar nga shpresat e Shqipërisë, madje u aktivizua 45 minuta në miqësoren e kaluar me Izraelin, por pas ftesës së Greqisë preferoi të ndryshojë destinacion.“Nuk kam patur probleme me Bushin që nuk më aktivizoi. Janë gjëra të tjera që ndikuan. Unë jam rritur në Greqi, kam kaluar fëmijërinë time këtu dhe u shkollova këtu. Nuk e di mirë gjuhën shqipe dhe kjo ndikon. Kur luan për ekipin Kombëtar duhet të luash me zemër dhe ta ndjesh. Nëse nuk e ndjen, nuk është diçka e mirë as për ty, as për skuadrën”, – u shprehet Mihaj për “ E Dua sportin.com”.Më tej, 19-vjeçari i përgjigjet pyetjes se pse zgjodhi fillimisht Kombëtaren e Shqipërisë dhe më pas ndryshoi vendimin e tij. “Zgjodha fillimisht Kombëtaren shqiptare, pasi isha i ri dhe mendova se ishte mirë për karrierën time. Tani jam më i rritur dhe mund të mendoj më mirë. Kur luan për Kombëtaren duhet ta bësh sepse e ndjen dhe jo për karrierën tënde”, – përfundoi Mihaj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT