“Më ktheni paratë, janë pensionet e prindërve”! Enkeleda Hoxha, ish-gjyqtarja shpërthen në lot: Skanë bukë

Enkeleda Hoxha, ish-gjyqtarja e vënë në pranga për korrupsion është lutur ditën e sotme për kthimin e shumës monetare të sekuestruar gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.
Ajo ka deklaruar se ato janë kursime nga pensioni i prindërve të saj dhe veç tyre nuk kanë burim tjetër të ardhurash për të mbijetuar. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e saj.
Hoxha ka shpërthyer e në lot në gjykatë dhe ka rrëfyer se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës, në kufijtë e mbijetesës.
Kujtojmë se Enkeleda Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.