Rama nuk lejon njeri të ndërpresë Bashën/ Shenja që i bëri deputetëve të PS në Kuvend (FOTO)

Në seancën e sotme parlamentare teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fliste, vetë kryeministri Edi Rama kërkoi që mos t’i ndërpritej fjala.

Në foto duket momenti kur kreu i qeverisë nga karrigia e tij, ia bën me shenjë deputetëve të PS që të pushojë dhe mos ta ndërpresë.

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha në replikë me kryeministrin Rama në kuvend këtë të enjte është shprehur se fytyra e qeverisë është ajo e korrupsionit dhe e oligarkëve.

Basha ndër të tjera theksoi se vendi ynë sot është shndërruar si Bjellorusia e Lukashenkos.

Sipas tij Rama nuk guxon që të flasë për raportin e ODIHR dhe mbi të gjitha për përgjigjen e 5 vendeve që ka marrë në Slloveni.

Rama nuk lejon njeri të ndërpresë Bashën/ Shenja që i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT