Nuk “i ndahet” Ballkanit të Hapur, Rama: Është një instrument për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama thotë se nisma e liderëve të vendeve të rajonit “Open Balkan” apo Bllkani i Hapur, është një instrument për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Sipas tij, ky i fundit është një projekt që zbatohet nga jashtë dhe ka vështirësitë dhe vonesat e veta.
“Ka diskutime mjaft konfuze për Procesin e Berlinit, Ballkanin e Hapur. Për mua është shumë i qartë, Ballkani i Hapur është frymëzuar nga Procesi i Berlinit. Është një instrument i krijuar në rajon për të vendosur të gjitha përpjekjet nga rajoni, për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit”, tha Rama, në një takim që po mbahet në Tiranë.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Nëse BE nuk mund të mbajë shpejt fjalën për zgjerimin dhe nëse Ballkani Perëndimor, nuk bashkohet dot me BE, atëherë objektivi i BE duhet të jetë ecja drejt Ballkanit nëpërmjet një qasje më të qëndrueshme drejt veprimeve të përbashkëta.
Unë vazhdoj të këmbëngul që permës Ballkanit të Hapur ne do të kemi një mekanizëm shtesë më efikas për të nxitur saktësisht kapacitete që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta, për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa më shpejt të jetë e mundur, është gjëja e duhur për tu bërë.
Ka diskutime mjaft konfuze për Procesin e Berlinit, Ballkanin e Hapur. Për mua është shumë i qartë, Ballkani i Hapur është frymëzuar nga Procesi i Berlinit. Është një instrument i krijuar në rajon për të vendosur të gjitha përpjekjet nga rajoni, për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit.