E FUNDIT/ ‘Dorëzohet’ policia, nuk gjen dot Adriatik Llallën. Do të shpallet në kërkim ndërkombëtar

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet asgjëkundi. Policia e Tiranës ka informuar menjëherë SPAK lidhur me këtë.

Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT