DASH i çon Kongresit Amerikan listën e zezë: Mes tyre familja Berisha

Lista me emrat e personave të shpallur non-grata gjatë vitit 2021 ka përfunduar në duart e Kongresit Amerikan.

Në listën e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishin edhe emrat e familjes Berisha, Sali, Lirie dhe dy fëmijët Shkëlzen e Argita.

Më 19 maj të këtij viti, DASH shpalli non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që njoftoi muaj më parë  se se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.

Blinken doli me arsyetimin se korrupsioni i Sali Berishës minoi demokracinë shqiptare. Shpallja non-grata nga SHBA, solli edhe përjashtimin e tij nga grupi i PD, vendim i marrë nga kryetari Lulzim Basha.

Lista e zezë

DASH i çon Kongresit Amerikan listën e zezë: Mes tyre familja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT