Merkel: Datën për pranimin e tyre në BE e bllokova unë! Hapa të vegjël në drejtimin e duhur për Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel e deklaroi dhe vetë se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranimin e tyre në Bashkim.”Unë nuk e përkraha caktimin e date për pranimin e tyre në BE”, u shpreh kancelarja.

“Nuk besoj në data, besoj në premtime të mira. Kur kushtet të plotësohen, anëtarësimi mund të ndodhë”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, Merkel e bëri të qartë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është e lehtë, por sipas saj ka pasur përparim edhe pse modest.

Merkel: Nuk është e lehtë zgjidhja e këtij problemi, por janë bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Procesi i Berlinit ka pasur një efekt vërtet pozitiv në rajon, e kjo duket kur shikoni gjashtë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për kapërcimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura.

Në samitin e Sllovenisë, Bashkimi Europian tregoi se dëshiron të riafirmojë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë./TopChannel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT