Gazetari: Nanon e mbështesin amerikanët, me bandat e Elbasanit duhet të…

Gazetari Xhehavir Zhabina foli ditën e sotme për zgjedhjen e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit.
Në një lidhje skype me emisionin “Zona Zero” në Top News, Zhabina tha se pritet një punë më e mirë nga Nano me policinë, pasi ky i fundit ka pasur edhe mbështetjen e amerikanëve.
“Nuk kujtoj një drejtor policie që mos të ketë qenë lakuar për lidhjet me politikën.
Nuk është katapultuar politikisht në drejtimin e Antiterrorit, ai ka pasur disa suksese, ka punuar me amerikanët dhe mbështetja e tyre do të thotë shumë.
Megjithatë drejtimi i policisë shtetit është diçka tjetër dhe këtë do ta shohim në të ardhmen.
Por Gledis Nano ka ardhur shkallë shkallë aty ku është, në fillim ka qenë oficer. Kështu që është një figurë ndryshe në krye të policisë,” tha Zhabina.
Si do ta vërë në kontroll Gledis Nano Elbasanin?
“Është qark i vështirë, për çdo drejtor policie që ka ardhur. Profili i Nanos është mjaft i lartë dhe besoj se do sjellë një luftë të re mes policisë dhe bandave që janë atje. Këtu duhet të jetë fokusi, ndryshe po nuk ndodhi kjo të vrarët në Elbasan do ndodhin sërish e autorët nuk do kapen kurrë,” u shpreh gazetari.