VIDEO/ Rama iu përgjigjet komentuesve për rritjen e çmimit të energjisë: Jemi të varur! S’ka dallime pagash në bursë

Rritja e pritshme e çmimit të energjisë ka alarmuar me të drejtë qytetarët, të cilët kanë nisur një valë komentesh në faqen në Facebook të Edi Ramës.

Kryeministri zgjodhi sot që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve, ndërsa tha se Shqipëria është e varur nga moti.

Rama thotë se vendi ynë prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin.

“Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshta.”, tha Rama.

Qytetari: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.

Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.

Qytetarja: Pse e krahasoni koston me Spanjën e apo Gjermaninë ndërkohë që rrogat apo të ardhruat për frymë në vendin tonë janë të pa krahasueshme me vendet e tjera?

Edi Rama: Çmimet e bursës të energjisë në tregun ndërkombëtar u Shqipëria blen energji elektrike, nuk bën dallime për rrogat e Spanjës Gjermanisë apo Shqipërisë. Nuk kemi bërë asnjë dallim mbi shpenzimet, por thjesht kemi bërë informimin mbi krizën që ka prekur vendet dhe konsumatorët e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT