Berisha merr në dorë “FRERËT E OPOZITËS”, kërcënon hapur Ramën: Po përgatitemi për protestat më të fuqishme, nuk lëvizim pa të rrëzuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në “Foltoren” e mbajtur në qytetin e Elbasanit, ka folur si lider i opozitës, pasi u shpreh se oppozita po përgatitet për protestat më të fuqishme.
Ai kërcënoi hapur kryeministrin Rama se qytetarët nuk do të largoheshin nga protesta pa e rrëzuar atë dhe qeverinë, teksa i bëri thirrje Ramës të “mos luajë me kafshatën”.
“Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme. Edi rama, duhet ta dish mirë, se kur të ngrihemi ne në protestë, nuk lëvizim pa të hedhur ty nga aty ku je. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shumë se qytetatrët e BE. Mos luaj me shqiptarët! Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë te liria e njëri tjetrit. Ftoj demokratët, të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë”, tha Berisha.