I kishte mbaruar mandati prej 6 muajsh por zyrën e mbante “peng”, Thoma Gëllçi u arrestua në shtëpinë e prindërve, kishte dyshime se do largohej jashtë shtetit

Mbrëmjen e sotme policia arrestoi me urdhër të SPAJ ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera.
Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.
Burime për Fax News bëjnë me dije se edhe pse kishte 6 muaj që i kihste mbaruar mandati, Thoma Gëllçi mbante “peng” zyrën duke shkuar herë pas here. Një javë më parë këshilli i RTSH-së kishte kërkuar mbylljen e kanalit Agro RTSH, mbi të cilin ishte abuzuar me afërsisht 1 milionë euro.
Mësohet se Thoma Gëllçi është arrestuar në Kolonjë në shtëpinë e prindërve të tij. Policia e ka mbajtur nën vëzhgim Gëllçin, pasi kishte dyshime se ai do të largohej nga Shqipëria. Ai rrezikon deri në 5 vite burg.
VENDIMI:
