Thoma Gëllçi u arrestua mbrëmë me urdhër të SPAK! Momenti kur Rama e mori vesh dhe u pyet në emision

Mbrëmjen e djeshme Policia arrestoi me urdhër të SPAK ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera.
Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.
Kryeministri Edi Rama e ka marrë vesh lajmin për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçin teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur për këtë fakt dhe ka thënë se nuk kishte dijeni më parë për aksionin e SPAK.
“Tani po e marr vesh që jemi bashkë,” tha Rama.