Plani i Ramës për çmimin e energjisë, reagon Basha: “Krizë” për të fshehur vjedhjen, njësoj si me..

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës për media të kryeministrit Edi Rama mbi planin e masave për përballimin e krizës energjetike në vend. Basha me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se kjo nuk është një “krizë” e shpallur nga Rama që synon vjedhjen.

“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT