Gjyqtarët i heqin titullin kampionit Robin Krasniqi, Boesel shpallet fitues pas 12 raundeve

Domenic Boesel merr hak ndaj boksierit me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi duke i rrëmbyer atij sërish titujt IBO dhe WBA në divizionin e peshave të rënda deri në 79.4 kilogram.
Ndonëse rreth 1 vit më parë ishte Krasniqi ai që çuditi botën e boksit duke hedhur “knock out” gjermanin në raundit e tretë, ndeshja e së shtunës pati një tjetër drejtim.
Duhet thënë se Robin zhvilloi një dyluftim të kënaqshëm dhe se ishin gjyqtarët ata që caktuan me pikë fituesin pas 12 raundesh përballje.