“Kam ndryshuar mendje për TVSH-në e shportës”/ Braçe: Dështuam të krijojmë tregje konkurruese

Erion Braçe ka postuar një video të shkurtër nga fushata elektorale e 2013-s, ku premtonte para mbështetësve të PS-së heqjen e akcizës së naftës për fermerët, heqjen e TVSh-së për mallrat e shportës dhe për energjinë elektrike.

Braçe thotë se në tre dekada të githë kanë dështuar në Shqipëri që të ndërtojnë tregje të hapura dhe vërtetë konkurruese. Braçe pranon se ushqimet pa TVSH janë një premtim i pambajtur, por një angazhim i tillë sipas tij është efektiv në tregje të hapura, të lira, konkurruese dhe jo në tregje të përqendruara, ku çmimet caktohen nga një grusht biznesmenësh.

Braçe shkruan se në çdo treg produkti apo shërbimesh në Shqipëri ka monopol. “Ka një grup kompanish që kontrollojnë tregun, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumatorin”. shkruan ai.

Postimi i plotë:

PO NUK NDRYSHOVE KURRE MENDJE, NUK NDRYSHON ASGJE!

Për shkak të një KUFOME që flet në Kuvend, e gjithë zarbëmedia që paguhet prej tij, klientëve të tij, sponsorve të pushtetit të hamendesuar të tij, kjo video mu postua ca herë në inbox.

Natyrisht, për shkak të popullimit të zarbëmedias më të paditur, analfabete funksionale, idiote epike, thashë t’i lë të gëzojnë vulgun me të;

Por, kjo kulturë, sipas të cilës idioti është i zgjuar, i padituri është moralist, injoranti është gjykatës e të gjithë në një sulmojnë, fyejnë, shajnë, poshtërojnë, duhet zhbërë, duke nisur nga paratë e tyre të ndyra.

Kaq për ta;

Ndërkohë për shqiptarët që ju ka bërtitur në fytyrë ky takem, dua të sqaroj:

1. Nafta pa Akcizë për bujqësinë (angazhim në Divjakë), jo vetëm është premtim i mbajtur, por i TEJKUAR kur ju kemi dhënë bujqëve naftë pa lekë për sipërfaqen e tokës së punuar, mbjellë, kultivuar;

2. Plehrat Kimike, Farërat, Fidanet, Makineritë e Pajisjet Bujqësore etj PA TVSH është premtim plotësisht i mbajtur prej disa vitesh për çdo bujk kudo;

3. Ushqimet pa Tvsh është një angazhim i pambajtur;

UNË NUK FSHIHEM, JAM KUNDËR TIJ SOT.

Një angazhim i tillë ka kuptim, ka vlerë, është efektiv e ndikon në uljen e çmimeve në tregje të hapura, të lira, konkurruese, jo në TREGJE TË PËRQËNDRUARA, KONTROLLUARA E KU ÇMIMET CAKTOHEN NGA NJË GRUSHT BIZNESMENËSH;

Në të tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojnë këta, ASFARË NJERËZIT!

Po ua them troç:

NË 30 VITE TË GJITHË, PO TË GJITHË, DËSHTUAN E DËSHTUAM TË NDËRTOJMË TREGJE TË HAPURA, TË LIRA E KONKURRUESE!

Në çdo treg produkti apo shërbimesh ka 2, 3, 4 kompani që kontrollojnë tregun, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumatorin;

Ndodh që në atë treg ka edhe 10 kompani, por 90% të tregut e kontrollojnë dhe gëzojnë 2-3 kompani!

NJË EKONOMI E TILLË NUK ËSHTË EKONOMI E TREGUT TË HAPUR, TË LIRË E KONKURRUESE!

4. Energjia Elektrike pa TVSH apo me TVSH TË REDUKTUAR-siç ka qenë angazhimi në program mbetet një opsion, por veç për kategori në nevojë, me të ardhura të vogla, apo ndihmë ekonomike; gjithnjë brenda një paketë të plotë NDIHME që përfshin kujdesin shëndetësor etj.

Kaq këtë herë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT