VIDEO- Burra e gra në sherrin masiv në Tiranë/ Momenti kur gazetari goditet me karrige e grushte

Një sherr masiv ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, ku janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i ndodhur pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.
Gjatë këtij momenti është goditur me karrige edhe gazetari i Fax teksa filmonte ngjarjen.
4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.