“Ka shkuar byreku 400 lekë”/ Kristo thumbon Ramën: Bën si i forti i lagjes, por tërhiqet kur ka revolta

Pedagogu Erion Kristo deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top News se kryeministri Edi Rama ka një aftësi për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që shqetësojnë qytetarët.

Kristo tha se shqetësimi i qytetarëve aktualisht është rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, ndërsa Rama foli për skenarë apokaliptikë.

Sipas pedagogut të njohur, “Rama është gjigand”, pasi në ligjerimin e tij ka element argëtues.

“Nuk i kemi kërkuar Ramës ta bëjë pensionin 300 euro, as rrogën minimale 500 mijë lekë, por të paktën rrite një 10 mijë lekësh të vjetër. Mbaj mend një rrijte që ishtë 300-400 lekë. Njerëzit i paguajnë me gjak, duket pak kujdes kur flitet për këto miliona eurot.

Rama më pëlqen më shumë se Basha. Është gjigand fare, ka elementë argëtues. Rama tha se biznesi i vogël dhe familjet nuk do mbajnë barrë. Problemi është që të mëdhënjtë nuk mbajnë fare”, tha  Kristo.

Por a e ka trembur revolta Edi Ramën? Sipas Kristos, kryeministri bën si ” i forti i lagjes”, por përballë protestave, tërhiqet.

“E ka trembur disi sepse ai ka një intuitë për t’i kuptuar gjërat. Ai ka vënë re se ka një pakënaqësi dhe ai e ka kuptuar këtë. Edhe pse nuk mund të themi se kjo pakënaqësi mund të çojë në rrëzimin e qeverisë. Dje ishin arrestuar dy persona për punë dritash. Domethënë ëshë hapur loja. Ata që kemi mbi krye thonë se nuk na zë gjumi për hallet tona, për mua më mirë të flenë.

Njerëzit duhet të reagojnë. Duhet të reagojnë njëzëri. I garantoj me jetë, se Rama reagon kur ka reagim qytetar. Ka tipare diktatori dhe bën si i forti i lagjes, por Rama ka treguar se tërhiqet. Është rritur me 200 lekë çmimi i bukës, ka vajtur byreku 400 lekë.  1 në 4 byrekë na e ha dikush që nuk e dimë se kush është. Duhet të reagojmë. Unë do reagoj për 200 lekëshin tim të çmimit të bukës.”, tha Kristo.

Pak ditë më parë, kryeministri deklaroi se “po fle më pak se çdo qytetar për shkak të krizës”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT