VENDIMI/ Liroi të dënuarit përjetë, ish-gjyqtarja e Krujës do përfitojë ulje dënimi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Me pranimin e Gjykimit të Shkurtuar, do të thotë që gjykata do marrë vendimin me vetëm provat e siguruar deri më tani dhe nuk do të thellohet më tej. Kështu Enkeleda Hoxha përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.
Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë”.
Gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë.
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj më parë, ndërsa tashmë e ka pranuar.