Basha paralajmëron protesta masive: Nisim ofensivën e madhe ndaj qeverisë Rama këtë javë, qytetarët po hanë veç karrota dhe qepë

Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e ofensicës ndaj qeverisë “Rama”.
Ai thotë se populli gjendet në një moment të vështirë dhe duhet reagim i shpejtë.
“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rendi i ditës, por edhe gjendja që ka pllakosur vendin janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por korrupsioni që ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej Kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani energjia, pasuria e Shqipërisë. Pra e shitën 60-70 mln euro dhe do ta blejnë 220 milionë euro.
Që ta blejnë do të duhet të marrin borxh, ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve, kjo është arsyeja që nuk është krizë energjetike, por korrupsioni. Në një vend normal nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, te drejtuesit Çela e etj, duhet të ishin të pandehur. Por ndërkohë që presim që drejtësia të mos zdërhallet tapeve të kuq në Tiranë, por të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo javë do të vazhdojë me një ofensivë. Kjo krizë po përkthehet në një rritje çmimesh të gjithanshme” tha ai.
“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës. jo vetëm rendi i ditës, por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike por me një krizë korrupsioni. Ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Që ta blejnë do iu duhet të marrin borxh, borxhin do e nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsye pse është krizë korrupsioni. Në një vend normal, me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht tek drejtuesit famëkeq, nga Çela i Durrësit etj, do duhej të ishin të pandehur.
Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Për ne do të vazhdojë kjo javë me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një krizë për familjet”, tha Basha. (TemA)