Polonia na shuan ëndrrën e Botërorit / Dy gabime të Hysajt na ndëshkojnë në Air Albania

Deri në minutën e 76 të takimit, mbrojtja e Shqipërisë ja doli mbanë që të neutralizojë Lewandovskin dhe Buksan.

Por, një gabim i dyfishtë i Elseid Hysajt u kushtoi rëndë kuqezinjëve. Mbrojtësi i anësor i Lacios fillimisht e mbajti topin më shumë seç duhet në një zonë të rrezikshme, ku polakët përfituan për t’ja rrëmbyer dhe nisur aksionin.

Topi i marrë prej Hysajt u kalua në krahun e djathtë te Klich. Ky i fundit futi një kros në zonë, ku gjeti në krahun tjetër Sëiderski-n që godet menjëherë dhe topi përfundon në rrjetë.

Goli u shënua në shtyllën e parë të portës, ndërkohë që në atë pozicion, Swiderski duhej të ishte markuar pikërisht nga Hysaj.

Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutash ndërprerje me këshillimin e tifozerisë se me incidentin më të vogël ajo do të ndërpritet përfundimisht nga gjyqtari i takimit, francezi Turpin.

Minutat që u luajtën patën si protagonist nga Shqipëria Armando Brojan, që u përpoq të shënojë edhe njëherë tjetër, si ndaj Hungarisë. Por, sonte ishte i pafat, ndërsa polakët shtuan dozat e aktrimit dhe të provokimeve ndaj lojtarëve dhe tifozëve për të vonuar lojën.

Gjithçka u mbyll 0-1 dhe ëndrra e Botërorit u shua, por jo shpresa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT