PAMJE nga tifozët/ A provokuan lojtarët polakë?! Roshi i vetmi që tentoi t’i largojë (VIDEO)

Minuta e 77-të e ndeshjesh Shqipëri-Poloni përkoi me një moment të pakëndshëm.

Pas golit të shënuar nga Sviderski, vërshuan shishet pas një provokimi të futbollistit që sapo kishte shënuar golin.

I vetmi lojtar i kombëtares shqiptare që tentoi t’i largojë lojtarët e Polonisë ishte Odise Roshi.

Nga gjestet që shihen në videon e siguruar nga Gazeta Shqip e filmuar nga tifozët duket që Roshi i thotë se ishte veprim i gabuar të festoje para tifozerisë kundërshtare.

Gjyqtari Turpin vendosi të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, duke shkaktuar panik tek kuqezinjtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT