“Edhe të hidhet përpjetë Basha…”/ Balliu: Është peng, më tha i kam duart e lidhura

I ftuar në emisionin Breaking në Top News, ish-deputeti Klevis Balliu është shfaqur i pakënaqur me vendimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Ai tha se më 13 qershor kur u bënë zgjedhjet në PD, votoi për Lulzim Bashën, por vendimet e tij e kanë zhgënjyer.
“Të dalë ai dhe të më thotë mua antiamerikan, këto janë budallallëqe, edhe të hidhet përpjetë Basha kjo nuk është e vërtetë.
E di si më tha mua? Që i kam duart e lidhura dhe nuk kam mundësi zgjedhje. Atëherë ti je peng, ti s’më merr dot mua në parti. Kur s’ke mundësi zgjedhje si lider, si do ja japësh të tjerëve.
Gjatë zgjedhjeve për kryetar partie, Basha më tha që do bëjmë protesta, në çdo cep të Shqipërisë. Tani thotë të presim, është bunkerizua në zyrën e tij.