Albin Kurti reagon për tensionet në Mitrovicë: Aksion anti-kontrabandë, qytetarët të mos provokohen nga mediat serbe

Kryeministri Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës. Ai thotë se atje është zhvilluar një operacion policor anti-kontrbandë i inicuar më parë nga prokuroritë dhe gjykatat përkatëse.

Sipas Kurtit, operacioni është shtrirë në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës.

Kryeministri i Kosovës apelon qytetarët në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Reagimi i Albin Kurtit:

Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT