“Mbani shqiptarët, ose ndryshe merremi ne…”/ Kërcënon Vuçiç: Nëse NATO nuk mbron serbët në Kosovë, do e bëjë ushtria jonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një paralajmërim për të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Mediat serbe kanë bërë me dije se Vuçiç gjatë një telefonate i kishte bërë me dije Lajçkut se duhet që të frenonin palën shqiptare.
“Mbani shqiptarët, ose ndryshe do të merremi ne me ta. Nëse NATO nuk i mbron serbët në Kosovë brenda 24 orëve, ushtria serbe do ta bëjë,”-mësohet se i ka thënë Vuçiç, i cili ka vendosur dhe ushtrinë në gjendje gatishmërie.
“Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha kreu i shtetit serb.
Në përpjekje për të luftuar paligjshmërinë, Policia e Kosovës ndërmori një operacion mëngjesin e kësaj të premteje, që tha se nuk u shtri vetëm në Mitrovicën e Veriut, por edhe në Prishtinë, Pejë dhe zona të tjera të vendit.