Sulmohet ambasada shqiptare në Serbi

Ditën e djeshme është shënuar një incident pranë ambasadës shqiptare në Beograd. Gazeta SHQIP mëson se një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz. Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi kur serbët e Veriut të Mitrovicës e pritën me sulme zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT