Gjendet një infeksion i rrallë te pacientët e shëruar nga COVID, ja për çfarë bëhet fjalë

Një infeksion fungal që imiton tuberkulozin kurrizor u gjet tek pacientët e shëruar nga Covidi.

Një pacient 66-vjeçar u zbulua me ethe të moderuar dhe siklet të fortë në pjesën e poshtme të shpinës një muaj pasi u shërua nga COVID-19, duke treguar ekzistencën e këtij infeksioni fungal. Pacienti fillimisht u trajtua me relaksues të muskujve dhe ilaçe anti-inflamatore jo-steroide, por nuk pati asnjë përmirësim.

Spondylodiscitis u zbulua pasi një skanim i rezonancës magnetike (MRI), ku u panë dëmtime të gjera të kockave të lidhura me infeksionin në zbrazëtitë e diskut kurrizor. Sëmundja kërpudhore invazive, e njohur në mjekësi si osteomieliti aspergillus, ka qenë e vështirë të identifikohet pasi imiton tuberkulozën kurrizore (TB). Ky lloj i kërpudhave është gjetur në zgavrat e gojës të njerëzve pa COVID, si dhe në mushkëri në raste të rralla, sipas Helthsite.

Eksperti i sëmundjeve infektive Parikarishit Prayag i spitalit Mangeshkar informoi se osteomieliti kurrizor i shkaktuar nga speciet kërpudhore aspergillus është diagnostikuar në katër pacientë në tre muaj. Më parë, nuk është përshkruar asnjë rast i osteomielitit vertebral në pacientët pas COVID-it në Indi, shtoi ai.

Të katër kishin Covid të rëndë dhe u trajtuan me steroid për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë simptomat e lidhura me Covid siç janë pneumonia dhe vështirësi të tjera. Përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve, sipas ekspertit, mund të rrisë rrezikun e infeksioneve oportuniste, në varësi të sëmundjes themelore që trajtohet dhe ilaçeve të tjera që përdoren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT