Erion Braçe: Unë nuk kam vilë në Palasë tek Samir Mane!

Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, Erion Braçe e distancoi veten nga ‘oligarkët’. “Unë nuk kam vilë te Samiri në Hamallë, apo te Samiri në Palasë”, shkruan ai.

Braçe deklaron se të ngresh akuza me “oligarkë” kërkon moral që nënkupton se Lulzim Basha s’e ka.

“Çdo gjë do moral! Të flesh tek ta dhe të bësh lojë luftash me ta, nuk e ha kërkush”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist më pas i rikthehet propozimit të tij për të rishikuar taksat dhe rregullat fiskale.

“Koha për të rikthyer rregullin fiskal, rritur të ardhurat, zgjeruar bazën e tatimpaguesve, hequr favoret, përjashtimet që kanë bërë të pasur disa sektorë, disa tregtarë, por jo buxhetin e shtetit”, thotë Braçe.

Ish-zëvendëskryeministri poston më tej fjalën e mbajtur në Kuvend gjatë seancës së plenare të kësaj të enjte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT