Kur përfundon ndërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”? Veliaj: Shpifësit thanë që do bëja pallat aty, por…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi se kur do të jetë gati për të pritur nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri në kryeqytet.
I ftuar në Breaking në Top News, Veliaj tha se ka hedhur poshtë të gjithë zërat që mendonin se në vend të shkollës do bëhej pallat.
“Është një paketë financash që ndahet mes qeverisë, bashkisë dhe donatorëve. Për shembull, kopshti në Bllok financohet nga donatorë dhe fondacioni Dua Lipa.
Ka një buqetë kombinimesh. Gjimnazi Sami Frashëri do jetë gati vitin tjetër, për të gjithë shpifësit që thanë se do bëhet pallat në vend të shkollës, duket prova qartë në rrugën Barrikada,” tha Veliaj.