Grumbullimi në stadium, Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur mbi grumbullimet në stadiumin “Air Albania” pak ditë më parë.
Brataj tha se masat për numrin e redukturar të tifozëve janë ende në fuqi dhe ata që nuk i zbatojnë duhet të japin llogari.
Nga ana tjetër ai shtoi se grumbullimi në universitete është më i rrezikshëm për përphapjen e Covid-19, se ai në stadium kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit.
“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj.
Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë. Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.