77-vjetori i Berishës/ “Fundi i njëjtë për këdo që…”, për kë i kishte këto fjalë Lulzim Basha?!

Sot Sali Berisha feston 77-vjetorin e tij të lindjes, dhe ende nuk i ka ardhur një mesazh publik urimi nga Lulzim Basha.
Megjithatë, teksa të gjithë presin se a do ta urojë apo jo, kryedemokrati ka vendosur të postojë një video.
Pamjet janë nga fjala e tij e djeshme në Parlament, ku në thelb është slogani “Shqipëria ka vendosur të ecë përpara”.
“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8-vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”-thotë Basha në video.
Edhe pse këto fjalë iu drejtuan Ramës dje në parlament, në videon e montuar nga selia blu, në asnjë moment nuk duket që këto fjalë shkojnë pikërisht për Ramën.