“Lavdia e kombit ka nevojë për të”, Dhëndri uron për ditëlindje Berishën: Legjendë! Gëzuar President

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka qenë personi i parë i cili ka uruar ish-kryeministrin për 77-vjetorin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Malltezi ka rënditur një sërë arritjesh të Berishës kur ishte në pushtet, teksa shton se pas gjithë atyre viteve në politike ai përsëri nuk heq dorë dhe sot po ofron leksione demokracie  dhe po i zgjon shpresën demokratëve.

Për Malltezin Berisha është njëriu i lirë i cili guxoi të fliste atëhere kur askush nuk kishte guxim dhe nga një hero i demokracisë është kthyer në një legjendë.

“Lavdia e tij nuk ka nevoje per asgje, Lavdia e kombit ka nevoje per te!

Njeri i lire, qe guxoi te shkruante e te fliste kur nuk guxoi kush;

U perball e u be simboli i rrezimit te komunizmit ne vendin me te izoluar te botes;

Themelues i pluralizmit politik,

Hapi Shqiperine me boten, nxiti privatizimin

Mundesoi Quantum leap ekonomik

Dyfishoi pagat & pensionet

Kontribut pafund per:

NATO, Kosova e Pavarur, Levizja pa viza ne BE, Rruga e Kombit, Tuneli i Elbasanit dhe 11,000 km rruge

Nga hero i demokracise ne legjende: njeriu pa asnje pushtet sfidon ne gjyq kryediplomatin e botes te ballafaqoje faktet!

Sot prape ne beteje e po ofron leksione demokracie dhe po i zgjon shpresen demokrateve.

Gezuar Ditelindjen President Berisha!”, shkruan Malltezi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT