Presidenti Ilir Meta i bashkohet qeverisë, dekreton ligjin për marrëveshjen me Pfizer

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për furnizimin me vaksina kundër koronavirusit.
Dekreti nga kreu i shtetit ka ardhur pasi u miratua në Kuvend me 126 vota pro më datë 7 tetor.
Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.
Përmes këtij akti normativ, Shqipëria do të vijojë të furnizohet me vaksina nga kompania Pfizer duke e çuar numrin në 500 mijë vaksina, pa u ndryshuar çmimi dhe kushtet e lëvrimit.