Baton Haxhiut i drejton gishtin Bylykbashit: Ke ndërmjetësuar për shpëtimin e Berishës

Një deklaratë e bërë mbrëmjen e djeshme nga Baton Haxhiu ka bërë që studio e “Opinion” të ndizet nga një debat dhe replikat mes deputetit Oerd Bylykbashit, analistit Armand Shkullakut dhe vetë Haxhiut.
Duke folur për përplasjet brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Haxhiu i ka drejtuar gishtin Oerd Bylykbashit duke thënë se ai ka qenë përsoni i cili ka ndërmjetësuar për shpëtimin e ish-kryeministrit.
Si duket të ftuarit e tjerë nuk kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe ky informacion ka dalë nga goja e Haxhiut “pa dashje”.
Pjesë nga biseda:
Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën.
Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë ndërmjetësuesi?
Baton Haxhiu: Ti!
Blendi Fevziu: Po kjo është shumë e rëndë. Ka ndërmjetësuar Lul Basha me amerikanët?
Baton Haxhiu: S’ka lidhje kush.
Blendi Fevziu: Se kjo u bë e rëndë tani.
Baton Haxhiu: Po e ka shkruar Lapsi mo.
Armand Shkullaku: Jo. Lapsi ka thënë ka ardhur një mesazh një drejtuesi të Partisë Demokratike. Nuk kemi përmendur emra.
Blendi Fevziu: Baton ti duhet të dish ndonjë gjë. Baton ti ia ke dhënë Lapsit këtë?
Baton Haxhiu: Jo nuk ia kam dhënë unë.
Armand Shkullaku: Ky Batoni ka gjithmonë informacione që ne s’i kemi.