Deputetja e PD kalon në anën e Berishës: Kthejani forcën kësaj partie, jemi keq

Sorina Koti deputete e Partisë Demokratike e cila është njëkohësisht edhe Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha t’i kthejë forcën kësaj partie.

E pranishme në Korçë, në foltoren e radhës të Berishës, Koti tha se duhet të ketë një zgjidhje që PD-ja të rikthehet në partinë që ishte dikur.

“Është vërtetë pikë shumë e vështirë, po ju kërkoj ju si themelues i Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr këtë forcë, ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një mënyrë për ta kthyer Partinë Demokratike në forcën e saj. Forca jonë është bashkimi, faleminderit doctor,”- tha Koti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT