Çupi: Oligarkët? Basha po vë gjoba, sulmoi Kastratin dhe i ndaloi protestat kur kunati mori zyrë me qira

Deklarata me emra nga kryedemokrati Lulzim Basha një ditë më parë nga salla e Parlamentit ndaj atyre që njihen si oligarkë, cilësohen nga analisti Frrok Çupi si të turpshme dhe këto, sipas tij, bëhen pasi lideri i PD-së iu vendos gjoba biznesmenëve.
Ai deklaroi se përmendja e emrave të të ashtuquajturve oligarkë ka një synim vendosjen e gjobave.”Ne si Shqipëri nuk kemi oligarkë. Përmendja e tyre është turp. Më kanë thënë se ka edhe fakte se kur përmend me emra i vendos gjoba. Kur shante Kastratin, Çetit i vuri gjobë për rrugën e Kombit, u tërhoq nga protesta, pasi ia dha zyrën kunatit në hotel Sheraton. Kunati është personi që bën biznes. Siç duket ia janë larguar nga zyra dhe kjo është pjesa më banale. Këtë e di shumë që janë rruga e Kalimashit, bllokimi i saj. E bëri edhe te protesta e 2016-ës te Astiri dhe më pas u tërhoq”, tha Çupi.
Kunati i Bashës, Erjon Isufi është personi që akuzohet nga Çupi në deklaratat e tij të lëshuar nga emisioni “Breaking” në Top News.