Ministria publikon shifrat, sa viktima dhe të infektuar me covid19 u regjistruan sot në Shqipëri

TIRANË – 3 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 810 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Krahasur me dje, sot u regjistruan 7 viktima më pak.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Ministria njofton se nga 3,549 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë.

Ad by Valueimpression
“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol”

Situata në spitale

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Ad by Valueimpression
Të shëruar

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 428
Të shëruar në 24 orë 501
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,549

Testime totale 1,257,173
Raste pozitive 177,536
Raste të shëruara 168,437
Raste Aktive 6,289
Humbje jete 2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3036
Durrës 745
Fier 663
Shkodër 502
Elbasan 238
Lezhë 185
Gjirokastër 202
Berat 184
Vlorë 144
Korçë 161
Kukës 148
Dibër 81

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT