Serbët nuk do të bojkotojnë zgjedhjet, por kërcënojnë në lidhje me “Asosacionin”

Serbët nuk do të bojkotojnë zgjedhjeve vendore të Kosovës, që mbahen ditën të dielën. Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve serbë që të dalin në zgjedhje sa më masivisht që të munden.
Deklarata u bë nga deputeti dhe ministri për Komunitetet dhe Rikthimet në Kosovës, Goran Rakiç. Ai tha se vendimi për pjesëmarrje nuk ishte i lehtë dhe se ai ishte marrë pas diskutimeve të vështira me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Morëm vendimi për të shkuar në zgjedhje nesër sepse duam të tregojmë se nuk jemi ne ata që nuk respektojnë marrëveshjet e Brukselit. Ka gjithmonjë një që do të na akuzojë ne, apo qeverinë e Serbisë për mosrespektim të asaj marrëveshjeje”, tha Rakiç.
Për shkak të heshtjes zgjedhore, Rakiç tha se nuk mund t’u thotë serbëve se këtë votojnë, por shtoi “se ata e dinë vetë se kush i përfaqëson më mirë”.
Ndërkohë, Lista Serbe kërcënon me largim nga institucionet e Kosovës nëse bisedimet për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe nuk nisin së shpejti.
“Nëse bisedimet për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe nuk nisin në nëntor, do të njoftoj aktorët dhe faktorët në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se ne do të largohemi nga institucionet në të gjitha nivelet, duke u dorëhequr”, tha Rakiç.