Ambasada amerikane në Kosovë mbështet kërkesën për mbylljen e misionit të UNMIK: Mision i përmbushur

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka mbështetur deklaratat e djeshme në Këshillin e Sigurimit në lidhje me përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.

Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT