“Rikthimi i PDK”/ Djali i Hashim Thaçit optimist për rezultatin

Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi është optimist për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Rikthimi i 177”, ka shkruar ai në një foto ku shfaqet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

177 ishte numri i PDK-së në fletën e votimit. Nga rezultatet e deritanishme kjo forcë politike ka rritje në në elektorat duke marrë vota në disa komuna ku në zgjedhjet e kaluara renditej si forcë e tretë ose e katërt.

Sipas Exit Poll-eve, Vetëvendosje zhgënjen në këto zgjedhje duke mos fituar asnjë komunë në raundin e parë, ndërkohë që PDK kryeson bindshëm në Mitrovicë e Ferizaj.

Gara për Prishtinën, ndërkohë duket se do të shtyhet për në raundin e dytë mes VV dhe LDK.

“Rikthimi i PDK” / Djali i Hashim Thaçit optimist për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT