Tërmeti i fortë trondit Lezhën, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë dhe Shkodër

Pak minuta më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte më qytetin e Lezhës.
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë në qytetin e Shkodrës dhe në Tiranë, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
