Kryeministri “po ju vëzhgon”/ Grila e hapur e kryeministrisë që ngre dyshimet tek protestuesit (FOTO)

Sikundër herët e tjera, edhe sot u mblodhën disa qytetarë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve përpara godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Disa qytetarë provuan të ishin tepër të devotshëm në protestë edhe në ditën me shi.
Por dyshimi që ngrihet nga ata është se kush po i vëzhgon nga kryeministria. Përgjatë ditëve të protestës shihet një grilë e hapur në katin e fundit të godinës së Kryeministrisë.
Fotoja e mëposhtme është bërë më datë 11 tetor, dhe siç duket, grila është e hapur. Foto tjetër është shkrepur sot.
Nuk dihet kush po i shikon, por dikush nga kryeministria po i vëzhgon.