Vettingu për politikanët? Braçe ironizon me PD: Hë më jo? Pse s’keni futur politikanët e shpallur “non grata”

PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin lidhur me Vetting-un e politikanëve, që ndalon të dënuarit që të zgjidhen.
Më tej, kërkohet edhe kontrolli i plotë i pasurisë së të gjithë politikanëve, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Drejtorin e SHISH.
Por deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar kërkesën e PD-së, pasi shprehet se në të gjithë dokumentin, nuk ka asnjë rresht për kriterin: Politikanë të shpallur “non grata”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Postimi i Erion Braçes:
#VETING PER POLITIKANET?
HË MË JO?
Gjithe ato germa e gjithe ato rreshta, gjithe ai grup uristesh te shke..lqyer dhe;
ASNJE GERME E ASNJE RRESHT PER KRITERIN: POLITIKANE TE SHPALLUR NON GRATA NGA SHBA!!
Po si ka mundesi? Se kjo eshte e thjeshte e gatshme!
Ka nje rast;
Kur je bul dhe vazhdon lojen luftash!