Ulsi Manja ia merr drejtoritë Edi Ramës: Krijohet ‘Agjencia’ e re kundër korrupsionit

Në një nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë ka qenë krijimi i një Drejtorie Antikorrupsion, që do të jetë si një Agjenci e Posaçme, e që synon luftë kundër korrupsionit dhe një administratë publike të pandikuar nga korrupsioni, duke i ndëshkuar praktikat korruptive.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se të gjitha drejtoritë Antikorrupsion në varësi të kryeministrit Rama do të shkrihen dhe do të jenë te kjo “Agjenci” e re Antikorrupsion, që do të jetë në varësi të ministrisë së Drejtësisë. ” Si koordinator kombëtar kundër korrupsionin, vendimin e sotëm e konsideroj të fortë dhe vullnetin e kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin. Ky vendim është si shprehje e vullnetit të qeverisë e këtij programi qeverisës për të pasur një Shqipëri të së drejtës dhe të fortë”, tha Manja.

Ai u shpreh se kjo drejtori do të shërbejë si vetëpastrim të administratës publike nga ato punonjës të korruptuar. Kjo drejtori do të krijohet 47 zyra në institucione shtetërore dhe do të shërbejë si një “prokurori” shtetërore ndaj administratës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT