LAJM I FUNDIT/ Aksion për arrestimin e 9 policëve, mes tyre edhe një shef komisariati. Çfarë u zbulua në përgjime

Ka nisur operacioni për arrestimin e 9 policëve, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës,

Mes tyre, me vendim të Gjykatës së Tiranës, ka marrë masën pezullim nga detyra një shef komisariati, mëson Gazeta Shqip

Shoqërimet sapo kanë nisur, pasi emrat e tyre dalin në përgjime. Hetimi po kryhej për një dosje tjetër thanë burimet e prokurorisë.

Policët janë të komisariateve të ndryshme sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA. Shfaqen në telefona duke bërë pazare për lokalet e mbylljen e tyre gjatë masave anti-Covid.

Detajet mbahen shumë sekret, raporton gazetarja, por midis tyre Gjykata e Tiranë ka shpallur masën e sigurisë pezullim nga detyra për një shef policie që është në detyrë në qarkun e Korçës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT