57 sportistë të evakuuar nga Afganistani/ FIFA falenderon kryeministrin Edi Rama

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh për evakuimin e emigrantëve nga Afganistani.

Mes emrave të përshëndetur nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte edhe i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për misionin e largimit nga vendi i konfliktit disa afganë.

Gjithçka lidhet me largimin e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga vendi afgan, teksa një ndihmesë e ka dhënë edhe Shqipëria.

Mbi 1 mijë shtetas afganë kanë ardhur në vendin tonë, duke u strehuar përkohësisht.

“Duam të shprehim falenderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese”, shkruan Infantino.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT