E TRISHTË! Covid i merr jetën 28 vjeçarit nga Elbasani! Ja APELI i shokëve

Koronavirusi nuk po kursen as të rinjtë tashmë. Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital. I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.

28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.

E trishtë! Covid i merr jetën 28 vjeçarit nga Elbasani! Ja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT